Leoresa Imeri nga Vushtrria shpallet kampione e pingpongut në turneun për seniore në Kosovë

Sporti

Leoresa Imeri nga Vushtrria shpallet kampione e pingpongut në turneun për seniore në Kosovë

Më: 7 prill 2025 Në ora: 21:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Leoresa Imeri nga Vushtrria është shpallur kampione e pingpongut në turneun për seniore në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se me një fitore në finalen e madhe, Imeri ka treguar se çfarë do të thotë të luftosh deri në fund për ëndrrat e tua.

“Gara që Leoresa fitoi është një nga më të rëndësishmet në Evropë, dhe ky është një moment krenarie për të gjithë ne. Ky sukses është pasqyrim i mundit, angazhimit dhe pasionit që Leoresa ka investuar në karrierën e saj”, ka thënë Idrizi.

Idrizi i ka uruar suksese në të ardhmen Imerit, duke theksuar se shpreson që ky moment do të jetë frymëzim për të tjerët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat