Veprim shembullor i Komitetit Olimpik të Kosovës, shpërblehen Enise Zijade e Majlinda Kelmendi

Sporti

Veprim shembullor i Komitetit Olimpik të Kosovës, shpërblehen Enise Zijade e Majlinda Kelmendi

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 14:23
Pamje nga mbledhja

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e shtatë, në të cilën diskutoi çështje të ndryshme të rendit të ditës.

:U miratua pjesërisht propozimi i komisionit të sportit për ankesat dhe kërkesat e federatave sportive për bursat olimpike LA28.

BE u njoftua për dorëheqjen e drejtorit të financave dhe arkatarit, Endrit Syla

U diskutua për aktivitetet e ardhshme si: Festivali i Filmit Sportiv Prishtina 2025, vrapimi i gjeneratës së

Pavarësisë (2008) dhe Forumi i Sportit, që mbahet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

U diskutua për emërimin e sponsorit të ri për projektin për matjen e të rinjve.

U diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, konkretisht formimin e Komitetit Organizativ (OCMG).

U vendos të shpërblehet xhudistja Enise Zijade me 2500 euro dhe trajnerja e saj, Majlinda Kelmendi, me 1500 euro, për medaljen e bronztë të fituar në EYOF Shkupi 2025, pasi rregullorja Nr. 15/2013 për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare nuk e parasheh mbështetjen për garat e EYOF-it.

U shqyrtuan edhe ankesat dhe kërkesa tjera të ardhura nga federatat sportive”, njofton KOK-u.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat