Tolgahan ka përparuar shumë me shqipen dhe gjithë merita i takon Almedës

Bota e Yjeve

Tolgahan ka përparuar shumë me shqipen dhe gjithë merita i takon Almedës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:03
Tolgahan Sayisman

Tolgahan Sayisman ka treguar gjithmonë se tërhiqet shumë nga traditat shqiptare dhe se ka nisur të mësojë gjuhën për t’u njohur më mirë me gjithçka që ka lidhje me vendin tonë. Tolagahn nuk harron kurrë që fotografive të tij t’ju shtojë një dozë Shqipërie dhe këtë gjë e ka bërë së fundmi me një postim.

Aktori turk ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet i ulur në një karrige dhe ka lënë një shënim në shqip. “Falan filan; E kështu”, shkruan Tolgahan përkrah fotos së tij.

Ndërkohë motra e Almedës, Ilda, nuk ka nguruar të shprehë publikisht krenarinë për zgjedhjen që ka bërë motra.

“Eh ça dhëndri kemi”, ka shkruar Ilda duke i bërë tag në koment Almedës.

Tolgahan duket se e ka kuptuar edhe komentin e Ildës dhe i është përgjigjur me një “emoji”.

Image
Insta

Siç duket Tolgahan ka përparuar shumë me shqipen dhe sigurisht që kjo është meritë e Almedës., Kujtojmë se para pak ditësh dyshja e njohur zbuluan për fansat e tyre se janë në pritje të fëmijës së dytë. Ata publikuan disa foto shumë të ëmbla përkrah njëri-tjetrit dhe bashkangjitur tyre, Abazi shkroi: “Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat