Në ditët e fundit të shtatzënisë, Sara ndan me ndjekësit momentet e papublikuara më parë!

Bota e Yjeve

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Sara ndan me ndjekësit momentet e papublikuara më parë!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 09:51
Sara dhe Ledri

Bebushja e Sarës dhe Ledrit po vonon dhe pak dhe atyre s’ju mbetet gjë tjetër veçse të presin.

Deri tani Sara ka ndarë disa foto nga salla e pritjes në spital, por surpriza është ende rrugës.

Mami Sara dhe babi Ledri po presin të entuziazmuar teksa na treguan pak ditë më parë se kanë bërë gati edhe shtratin e të voglës.

Ndërkohë bukuroshja shtatzënë i ka bërë edhe një super lojë reperit, duke i thënë se momenti i lindjes erdhi!

Videoja u bë virale dhe të gjitha e adhuruam reagimin e autorit tē hitit “MEM”.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme ajo ka ndarë një foto në Instagram. Është një nga fotot e shkëputura nga i njëjti vend prej nga ky Ledri zyrtarizoi lidhjen e tyre.

“Nostalgjikë, sepse përveçse të presim s’na ka mbetur asgjë tjetër për të bërë.”-shkroi Sara!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat