Ndërron jetë gjatë një operacioni në të pasme 'Kim Kardashian meksikane'

Bota e Yjeve

Ndërron jetë gjatë një operacioni në të pasme 'Kim Kardashian meksikane'

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Joselyn Cano

Një modele e Instagramit, e quajtur 'Kim Kardashian meksikane' , raportohet të ketë vdekur në moshën 29-vjeçare, pas një operacioni për ngritjen e të pasmeve  në Kolumbi. 

Joselyn Cano nga Newport Beach, California, pretendohet të ketë vdekur më 7 dhjetor dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i asaj që besohet të jetë funerali i saj u shpërnda në Youtube këtë javë.

Influencerja Lira Mercer dha lajmin për vdekjen e modeles në Twitter dje, duke shkruar: 'Omg Joselyn Cano vdiq në Kolumbi duke u operuar. Kjo është e tmerrshme.'

Cano ishte një modele, influencuese në rrjetet sociale me mbi 12 milionë ndjekës si dhe stiliste.

Në profilin e saj në LinkedIn thuhet gjithashtu se ajo studioi Mikrobiologji në Universitetin Shtetëror të San Diegos.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat