Butrint Imeri sjell pamje nga palestra duke formësuar fizikun e tij

Bota e Yjeve

Butrint Imeri sjell pamje nga palestra duke formësuar fizikun e tij

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:30
Butrint Imeri

Butrint Imeri ka provokuar fanset e tij përmes rrjeteve sociale.

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri njihet si më i kërkuari i estradës.

Ndonëse është mjaft i angazhuar me projekte muzikore, rëndësi të madhe i kushton edhe fizikut të tij.

Butrinti është mjaft aktiv në rrjete sociale me publikime të shpeshta nga përditshmëria dhe jeta e përditshme.

Së fundi këngëtari shihet duke ushtruar në palestër, ndërsa në veshje sportive tregon muskujt e formësuar.

Vlen të theksohet se Butrinti është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Phantom”, e cila grumbulloi rreth 4 milionë klikime brenda disa ditëve.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat