Selena Gomez i di të gjitha rregullat e stilit të mirë: Kështu duket një kombinim perfekt!

Bota e Yjeve

Selena Gomez i di të gjitha rregullat e stilit të mirë: Kështu duket një kombinim perfekt!

Më: 23 janar 2021 Në ora: 07:33
Selena Gomez

Në setin filmik të komedisë së re në të cilën këngëtarja dhe aktorja 28-vjeçare po punon, ka tërhequr vëmendje të madhe me stilin e saj

As ajo nuk arriti t’u rezistojë kombinimeve të rehatshme të modës.

Selena ka shëtitur e veshur me tuta të thurura dhe modelin e palltos e cila këtë vit është shumë i popullarizuar.

Ekspertët e modës thonë që një pjesë të këtillë të veshjes patjetër duhet ta ketë në gardërobë çdo femër me stil.

Është shumë moderne, e ngrohtë dhe praktike. Do t’ju mbrojë nga të ftohtit, bora dhe erërat, por njëherësh do të dukeni absolutisht bukur.

Është e lehtë edhe për t’u kombinuar, andaj shkon shkëlqyeshëm me të gjitha, nga kombinimet e rastit deri te ato elegante.

A keni një pallto si kjo në gardërobën tuaj? 

Image
Selena Gomez
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat