Këngëtarja shqiptare me fustan transparent në mes të borës

Bota e Yjeve

Këngëtarja shqiptare me fustan transparent në mes të borës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:33
Ana Kabashi

Ajo është një nga yjet e estradës shqiptare që ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i karrierës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi, e cila krahas projekteve muzikore bën të përflitet mjaft shumë edhe për postimet që ndan në rrjete sociale.

Artistja nga Peja duket se ka nisur një fillim-vit me disa sete fotografike, në të cilat shfaqet në formë të mrekullueshme.

Image

Në një të fundit, krijuesja e hitit “Dashni” vjen unike me veshjen transparente në fotosesionin e realizuar në borë.

“Dimri është këtu”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

Ana ndërkaq në fund të vitit të kaluar solli këngën e re “Pse e du” që tanimë ka mbledhur mijëra klikime në YouTube.

Image

E njëjta në një intervistë deklaroi se ka shumë plane për vitin 2021, por që fillimisht të stabilizohet gjendja me coronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat