Aktorja Keira Knightley vendos të mos luajë në skena seksuale në filma, ja arsyeja

Bota e Yjeve

Aktorja Keira Knightley vendos të mos luajë në skena seksuale në filma, ja arsyeja

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:12
Keira Knightley

Keira Knightley ka shprehur shqetësimin për xhirimin e skenave intime në filma, duke u shpreh se nuk do ta bëjë kurrë nëse regjisor do jetë një mashkull.

Aktorja ka nënshkruar një klauzolë për të mos xhiruar skena nudo, pasi u bë nënë në vitin 2015.

“Nuk është se e kam ndaluar në mënyrë absolute xhirimin e skenave nudo, por vetëm me meshkujt,”– tha Knightley.

Tema se si trajtohen aktorët gjatë xhirimit të skenave seksuale është vënë në qendër të vëmendjes vitet e fundit, veçanërisht që nga lëvizja MeToo.

Shumë studio punësojnë koordinatorë për të mbikëqyrur skenat seksuale dhe për të siguruar që aktorët të ndihen rehat dhe të trajtohen me respekt gjatë xhirimeve.

Knightley ka zbuluar më parë se ajo kishte shtuar një “klauzolë që nuk lejon skenat nudo” në kontratat e saj të filmit që kur u bë nënë në 2015.

Aktorja gjatë intervistës u shpreh se do dëshironte të punonte me një regjisore femër, nëse filmi do të përqëndrohej tek përvojat e jetës së femrave.

“Nëse do të kishte të bënte me mëmësinë, për të treguar se sa i jashtëzakonshëm është ai trup po unë jam plotësisht gati për ta eksploruar së bashku me një grua që e kupton atë,”- tregoi aktorja.

“Trupi im ka pasur dy fëmijë dhe unë thjesht do të preferoja të mos qëndroja para një grupi burrash e zhveshur,”- përfundoi ajo.

Aktorja ka thënë më parë se e ka ndaluar vajzën e saj të shikojë filma në Disney ku gratë portretizohen në mënyra me të cilat ajo nuk pajtohet.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat