I pastrehu thyen rezidencën e Johnny Deppit, pastrohet dhe i bën vetes një kafe brenda shtëpisë

Bota e Yjeve

I pastrehu thyen rezidencën e Johnny Deppit, pastrohet dhe i bën vetes një kafe brenda shtëpisë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:04
Johnny Depp

Rezidenca e aktorit të njohur, Johnny Depp, është duke u thyer për herë të dytë me radhë.

Shtëpia me vlerë prej 19 milionë dollarësh në Hollywood Hills, duket se është bërë cak për disa persona.

Së fundmi është raportuar se në rezidencë ka hyrë një i pastrehë, i cili ndonëse nuk kishte vjedhur asgjë.

Image

Përkundër se theu rezidencës, i dyshuari ishte pastruar në njërën prej 10 banjave, e më pas i kishte bërë kafe vetes.

57-vjeçari thuhet të mos ketë qenë në shtëpi, derisa i pastrehu i kishte bërë rehatinë vetes.

TMZ në anën tjetër ka raportuar se policia e ka dëbuar, pasi refuzonte që të dilte jashtë rezidencës.

Po ashtu, na janar të këtij viti, një grua kishte shkuar në po të njëjtin vend, por që nuk u kap nga sigurimi i shtëpisë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat