Ushqim i shëndetshëm për një trup perfekt? Jonida Vokshi zbulon “mëkatet” e saj

Bota e Yjeve

Ushqim i shëndetshëm për një trup perfekt? Jonida Vokshi zbulon “mëkatet” e saj

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:36
Jonida Vokshi

Sezoni i verës po afron dhe të gjitha vajzat kanë nisur të jenë më të kujdesshme me ushqimet, ashtu sikurse edhe të jenë me aktive gjatë ditës apo të stërviten.

Mirëpo në momente të caktuara, çdokush mund të tundohet dhe të zgjedhë ushqime me shumë kalori, siç janë petullat, picat, apo patatet e skuqura.

Diçka e tillë i ka ndodhur së fundmi edhe Jonida Vokshit. Ndonëse ka një trup pothuajse perfekt, aktorja ka treguar se jo gjithmonë ushqehet shëndetshëm.

Image

Ajo publikoi në Instastory mbrëmë foton e një pjate të mbushur me fruta, si kivi, luleshtrydhe dhe boronica, por zbuloi se para saj kishte konsumuar çdo lloj ushqimi me shumë kalori dhe yndyrë.

Image

“Sot, pasi kam ngrënë të gjitha ushqimet jo të shëndetshme që kishte marketi i lagjes, pasi porosita dy herë sandwich plot me majonezë dhe patate të skuqura, po mendoj ta mbyll shëndetshëm se thonë si e mbyll ditën, nis tjetra që vjen”, shkroi artistja krahas fotos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat