Emily Ratajkowski shëtitet me partnerin dhe të porsalindurin në New York

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski shëtitet me partnerin dhe të porsalindurin në New York

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:06
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski javë më parë u bë nënë për herë të parë.

29-vjeçarja pasi solli në jetë djalin e saj ka shpeshtuar më shumë shëtitjet, së bashku me partnerin, shkruan Daily Mail.

Ditën e sotme (e shtunë) modelja është parë në New York, derisa kishte në karrocë të porsalindurin.

Padyshim që tërhoqi vëmendjen e fansave, pasi bukuroshja brune ka ruajtur tiparet trupore edhe pas lindjes.

Image

Për shkak të pandemisë coronavirus, ajo së bashku me Sebastian janë shfaqur me maska mbrojtëse.

Ratajkowkski në anën tjetër njihet për pozat atraktive që shpërndan në rrjete sociale, përfshirë edhe ato provokueset.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat