“Si një mama e re kam hequr dorë nga depilimi”; Rrëfimi i Katy Perryt që habiti të gjithë

Bota e Yjeve

“Si një mama e re kam hequr dorë nga depilimi”; Rrëfimi i Katy Perryt që habiti të gjithë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:30
Katy Perry

Këngëtarja Katy Perry është bërë nënë prej shumë pak kohësh dhe ka qënë një nga ato personazhe shumë realist pas lindjes. Trupi i saj dhe paraqitja janë ato të një nënë të re e cila ka shumë gjëra për të bërë njëkohësisht.

Së fundmi si pjesëtare e jurisë së “American Idol”  ajo ka treguar dhe një nga “sakrificat” që duhet të bëjë për faktin se është nënë.

Pas performancës se konkurrentes Cassandra Coleman me këngën “Apologize”, Katy u shpreh:

"Zëri yt është një eksperiencë shpirtërore. Me pak fjalë është engjëllor. Dhe si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë dhe kam hequr dorë nga depilimi. Por kur ti këndove, qimet në këmbë m’u ngritën përpjetë një inç e gjysmë. Më është rrëqethur gjithë trupi. Ishe e mrekullueshme”.

Image

Nuk ka mjaftuar me kaq, për t’i vërtetuar fjalët e saj, anëtarët e tjerë të jurisë i kërkuan këngëtares të tregonte këmbët. Kështu, Katy ngjiti këmbën mbi tavolinë dhe i kërkoi Luke Bryan që të afrohej dhe ta shikonte.

“Ka vërtetë qime në këmbë”, u shpreh Bryant. “Faleminderit për raportin mjeko-ligjor”, ja pasoi moderatori i spektaklit me shaka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat