Ana dhe Arsimi i japin fund lidhjes? Detajet që po i bëjnë të gjithë të dyshojnë

Bota e Yjeve

Ana dhe Arsimi i japin fund lidhjes? Detajet që po i bëjnë të gjithë të dyshojnë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:49
Ana dhe Arsimi

Pasi u zbulua lidhja e tyre e fshehtë, Ana Lleshi dhe Arsim Abduli kanë qenë një nga dyshet më të diskutuara në mediat rozë. “Iconstyle.al” siguroi edhe një foto të Anës dhe Arsimit në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë. Më pas Ana tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me djalin e Arsimit, pasi ndau në rrjete sociale një video të tij. Ajo ndau në InstaStory një video-mesazh të të voglit, i cili i thotë se e do shumë.

“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”, shkruante ajo, e emocionuar nga ky mesazh i sinqertë.

Mirëpo së fundmi duket se gjërat mes tyre nuk po shkojnë siç duhet. Ana ka bërë sot një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Image
Insta

“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit.

“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, i është përgjigjur Ana.

Ndërkohë edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:

“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Por përveç kësaj ka një tjetër detaj, që i ka bërë ndjekësit e dyshes të dyshojnë akoma më shumë për ndarje. Ana dhe Arsimi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagra, dhe duket se lidhja mes tyre ka marrë fund. Megjithatë pritet të ketë një reagim nga ata të dy për të mësuar se si është e vërteta dhe çfarë ka ndodhur mes çiftit.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat