Rita Ora është në lidhje me regjisorin 43-vjeçarin Taika Waititi prej muajsh?

Bota e Yjeve

Rita Ora është në lidhje me regjisorin 43-vjeçarin Taika Waititi prej muajsh?

Më: 27 prill 2021 Në ora: 08:35
Rita Ora,Taika Waititi

Rita Ora dërgoi fansat në një valë thashethemesh javën e kaluar kur ndau një çast tepër komod me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi.

Dhe tani është raportuar se dy yjet janë duke “takuar me njëri-tjetrin për më shumë se një muaj”, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për sezonin e ri të “The Voice Australia”.

Sipas The Sun, Rita, 30 vjeçe dhe Taika, 45 vjeç, nuk kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze, shkruan DailyMail.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat në fshehtësi. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, i tha një burim The Sun.

Javën e kaluar, këngëtarja e hitit “Body On Me” publikoi një fotografi të Taikas duke mbështetur krahët rreth saj ndërsa ata vishnin rrobat e koleksionit të ri “Gucci”.

Në fotografi Rita shfaqej me gjuhën jashtë, dhe fansat spekuluan se çifti mund të ishin bërë bashkë që Rita të bëhej pjesë e ndonjë projekti filmik të Taikas.

Image

Në fotografi, Taika kishte mbajtur në kokë një kapele, duke fshehur pjesërisht identitetin e tij ndërsa Rita shkruante në mbishkrimin e postimit: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastit në telefonin tim dhe ato që dua”, shoqëruar me një emoji në formë zemre.

Çifti i përfolur u panë duke dalë nga një aeroplan privat me Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon në Sydney kohët e fundit, pas një udhëtimi në Gold Coast.

Artistët e Hollywood-it po qëndrojnë në Down Under për të xhiruar skena për filmin “Thor: Love and Thunder” përveç Russell Crowe, i cili u pa në një shëtitje me biçikletë me Ritën javën e kaluar.

Besohet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, në vitin 2018 pas shtatë vjet martese. Ata kanë dy vajza: Te Hinekāhu, tetë vjeçe dhe Matewa Kiritapu, pesë vjeçe.

Drama e tij e luftës, “Jojo Rabbit”, fitoi çmimet përkatëse në ‘Oscar’ dhe ‘BAFTA’ për ‘Skenarin më të mirë të përshtatur’.

Ndërkohë Rita ka qëndruar prej muajsh në Sydney, ngase ka qenë e ftuar të jetë anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Këngëtarja ka një karrierë të pasur edhe në aktrim, duke luajtur në filmat si: “50 Shades Of Grey” dhe “Southpaw”.

Ajo ka pasur disa marrëdhënie të profilit të lartë dhe më parë me emrat e njohur si: Calvin Harris, Rob Kardashian dhe James Arthur.

Rita u fejua me Romain, 39 vjeç, në vitin 2020 dhe u fotografua për herë të fundit me të në nëntor.

Është konfirmuar për DailyMail në mars se çifti zyrtarisht nuk janë më së bashku – dhe u ndanë para Krishtlindjeve.

Një zëdhënëse e Romain zbuloi se marrëdhënia kishte mbaruar prej ‘muajsh’, duke thënë: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë”.

Regjisori francez, i cili jeton dhe vepron në Londër dhe ka qenë regjisor i klipeve të reperëve amerikanë Kanye West dhe Jay Z, filloi të dilte me Ritën pas ndarjes së saj nga i dashuri Andrew Watt në vitin 2019.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat