Zbulohet identiteti i moderatores që bashkëjeton me Graciano Taganin, si nisi historia e dashurisë në televizion

Bota e Yjeve

Zbulohet identiteti i moderatores që bashkëjeton me Graciano Taganin, si nisi historia e dashurisë në televizion

Më: 10 maj 2021 Në ora: 07:33
Graciano Tagani

Producenti i show-t të ndjekur “Just Dance”, Graciano Tagani ka hyrë në një fazë të re të jetës së tij, pikërisht bashkëjetesa. I ftuar në “Why Not”, ai tregoi se tashmë ka blerë shtëpinë e tij, në të cilën nuk jeton vetëm.

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, tha koreografi i njohur, Graciano.

Por lind pyetja kush është partnerja e Gracianos, të cilën ai e mban të fshehtë? Burime për ‘Panorama Plus’ kanë zbuluar se fjala është për një nga prezantueset e ‘E diell’, Argjira Spancën.

Image

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Argjira Spanca, ka qenë së fundmi e ftuar në ‘Prive’, ku iu përgjigj intervistës “60 sekonda”. Ndër të tjera, ajo zbuloi gjithashtu sesa paguhet për një postim promocional në “Instagram”.

“Diku te 300 euro e më sipër”, tregoi Argjira. E karakterizuar për natyrën e saj të çiltër, moderatorja iu përgjigj pa dorashka të gjitha pyetjeve gjatë kësaj interviste.

Pyetjes se sa vjeç e ke dhënë puthjen e pare, Argjira iu përgjigj 16 vjeçe. Ndërsa pyetjes se sa herë është tradhëtuar në jetë, ajo iu përgjigj disa herë, sidomos prej shoqërisë.

Kujtojmë se para disa muajsh, moderatorja ka prekur të pranishmit në “E’diell” dhe publikun nga ekrani me historinë e jetës së saj. Argjira ka kujtuar me mall të atin, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, teksa ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”, ka thënë moderatorja, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij.

“Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”, tregoi Argjira e emocionuar dhe mes lotësh.

Sa për pjesëmarrjen në “E diell” ajo ka thënë në një intervistë: “Gjithmonë jam marrë me marketing dhe social media si freelancer. Vite më parë hapa websiten apo blogun tim personal ku ndaja mënyra dhe truke me lexuesit e mi, si dhe ide për veshje për evente të ndryshme. Propozimi në ‘Top Channel’ më ka ardhur nga Ervin Kurti, i cili më kontaktoi përmes ‘Whatsapp’ me idenë dhe konceptin e‘ E Diell’. Fillimisht nuk e mora seriozisht, po duke parë përkushtimin e stafit dhe rigorozitetin e tyre, patjetër që pranova ofertën. Dhe nuk më doli keq.  Unë jam shpërngulur në Tiranë që nga fillimi i “E Diell”, pasi ka shumë angazhime dhe më duhet të jem e përkushtuar dhe fokusuar në maksimum.”

Po si është Argjira larg kamerave? “Thjeshtësia mbi të gjitha. Kjo më karakterizon mua. 80% e ditës sime është ‘E Diell’. Ajo 20% që më ngelet, preferoj ta kaloj me njerëzit e mi të afërt që i kam këtu, ndonjë darkë, gotë verë apo çfarëdo qoftë. E kam të nevojshme të kem kohë të mirë me njerëz të mirë!”- thotë ajo.

Sa për blerjet dhe stilin e jetës, ajo shprehet: ‘Nuk jam person që patjetër dua të blej gjëra me çmim të lartë. Madje, edhe si blogere e kam nisur me idenë që mund të vishesh me stil edhe me më pak shpenzime nga ato që shohim në “Instagram” me marka të njohura’. Sa për jetën, optimizmi është besimi që të çon në arritje. Asgjë nuk mund të bëhet pa shprese dhe vetëbesim!”

Ndërkohë sa për njohjen me Gracianon, thuhet se ata janë njohur në ambientet e “Top Channel”, kur punonin të dy për formatin ‘E diell’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat