Rita dhe Taika fotografohen në një drekë romantike

Bota e Yjeve

Rita dhe Taika fotografohen në një drekë romantike

Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:12
Rita Ora, Taika Waititi

Rita Ora po përflitet kohët e fundit për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.

E mesa duket thashethemet për këtë romancë, janë të vërteta. Dyshja dolën për herë të parë si çift para pak ditësh në në Sydnei, Australi. Rita Ora dhe regjisori 45-vjeçar u panë duke dalë nga shtëpia e këtij të fundit në plazhin Bondi. Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje.

Sipas informacioneve, ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”.

Edhe pse akoma nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja, së fundmi Rita Ora është fotografuar duke shijuar një drekë romantike në Sydney me Taika Waititi. Dyshja dukeshin mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithatë ato nuk kanë bërë asnjë lloj reagimi në lidhje me këto lajme dhe pyetja që po i mundon fansat është: a janë apo jo bashkë Rita dhe Taika?

Image
Rita Ora, Taika Waititi
Image
Rita Ora, Taika Waititi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat