Cozman nuk ndalet së shprehuri dashurinë për brunen bukuroshe!

Bota e Yjeve

Cozman nuk ndalet së shprehuri dashurinë për brunen bukuroshe!

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:24
Fjolla, Cozman

Që prej lidhjes së tij me Tunën dhe ndarjes që bëri aq shumë bujë në media, s’kemi dëgjuar më për jetën private të reperit Cozman. Deri para pak ditwsh, sepse reperi ka konfirmuar së fundmi lidhjen e re të dashurisë me një brune seksi, me të cilën ka pozuar në rrjete sociale.

Ka qenë vajza e quajtur Fjolla ajo që ka publikuar foto me Cozman në InstaStory, ndërsa ai ka ripostuar të njëjtën foto në story-n e tij duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Cozman është shoqëruar nga Fjolla edhe në shumë dalje publike e festa, duke vendosur të bëjnë një hap më të madh në lidhjen e tyre.

Duket se çifti po jetojnë momente të bukura bashkë dhe reperi ka rënë në dashuri kokë e këmbë.

Këtë na vërtetoi edhe së fundmi gjersa publikoi një tjetër pamje të vajzës me emrin Fjolla, e cila shihej duke mbledhur qershi.

Image
InstaStory
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat