Këngë në gjuhën gjermane e bashkëpunime, Dhurata zbulon detajet e këngëve të reja

Bota e Yjeve

Këngë në gjuhën gjermane e bashkëpunime, Dhurata zbulon detajet e këngëve të reja

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:22
Dhurata Dora

Dhurata ka zbuluar detajet për këngë të reja.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, dalëngadalë po depërton edhe në tregun e huaj.

Së fundi, artistja zgjodhi t’iu përgjigjet pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët donin të dinin detaje rreth projekteve të reja.

Image

Një prej tyre e pyeti se a do të ketë bashkëpunime me artistë shqiptarë, teksa këtë gjë e konfirmoi, por nuk preferoi të tregonte emra.

Image

Më pastaj, një nga ndjekësit e pyeti se a do të ketë ndonjë këngë në gjuhën gjermane, meqë rast Dhurata tha se ka përfunduar disa dhe pret t’i publikojë shumë shpejt.

Image

Ndryshe, kënga “Only You” mbetet e fundit nga Dhurata Dora, në bashkëpunim me Maitre Gims. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat