Era me të tjera imazhe nga pushimet, vë në plan të parë pjesën e pasme

Bota e Yjeve

Era me të tjera imazhe nga pushimet, vë në plan të parë pjesën e pasme

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 00:14
Era Istrefi

Era Istrefi ka vazhduar me publikimin e imazheve nga pushimet që të lënë pa mend.

Këngëtarja e mirënjohur që ka arritur edhe famë ndërkombëtare, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, derisa në profilin e saj në Instagram i ka ndarë disa fotografi dhe video me ndjekësit e saj.

Ndërkohë që është duke i shijuar pushimet në jug të Shqipërisë, Era e ka ngacmuar imagjinatën duke bërë ‘twerk’ në plazh.

Më pas, autorja e hitit “Bonbon”, publikoi edhe disa fotografi me bikini nga plazhi që nuk e lënë askënd indiferent.

Derisa gjatë ditës, Era ka shpërndarë edhe fotografi të tjera, kësaj radhe me një kapelë Prada ngjyrë rozë që kujton pikërisht veshjen në hitin e saj të madh.

Ajo nuk ka hezituar të vë në plan të parë edhe pjesën e pasme të fizikut të saj në imazhet e reja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat