Befason Shkurte Gashi, publikon fotografi nga periudha e shtatzënisë

Bota e Yjeve

Befason Shkurte Gashi, publikon fotografi nga periudha e shtatzënisë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 18:55
Shkurte Gashi

Shkurte Gashi i befasoi të gjithë kur u publikua lajmi se këngëtarja është bërë nënë e një djali.

Për më shumë, pak ishte ditur edhe për historinë e saj të dashurisë me Albert Limanin.

Autorja e shumë hiteve u bë nënë në dhjetor të vitit të kaluar dhe më pas u mësua edhe identiteti i partnerit të saj.

 

Çifti pritën në jetë djalin që e pagëzuan Mal, ndërsa kohë pas kohe në profilin e Shkurtes në Instagram kemi parë fotografi familjare.

Gjatë të shtunës, ajo ka postuar imazhe nga periudha e shtatzënisë, në të cilat paraqitet së bashku me Albertin, teksa në fund ndodhet një fotografi e djalit.

“Periudha jonë e bukur”, është përshkrimi që këngëtarja ua ka vënë fotografive. 

Image
Shkurte Gashi publikon fotografi të përbashkët me partnerin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat