Majlinda Bregu zbulon ‘hallin’ që e ka zënë me të bijën

Bota e Yjeve

Majlinda Bregu zbulon ‘hallin’ që e ka zënë me të bijën

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 12:58
Majlinda Bregu dhe vajza e saj

Politikania e njohur shqiptare, Majlinda Bregu dhe familja e saj janë nisur me pushime jashtë vendit, e sigurisht kur viziton vendet më të bukura të Europës nuk mund të ikësh pa shkrepur disa foto.

Mirëpo Majlinda Bregun e ka zënë ‘halli’ me të bijën. Mori pushimet nga puna, por detyrimet si një nënë nuk e lënë, edhe pse Kejda është e rritur.

Do thoni ju çfarë mund t’i kërkojë një vajzë e rritur mamit? Foto, foto, foto!

“Jam me pushime nga puna, por nuk ka pushime si mama”, shkruan me të qeshur Majlinda, krah fotos ku shfaqet duke i bërë foto vajzës së saj.

Lajm i keq për të gjitha mamatë (megjithëse me siguri e dinit): Nuk do bini rehat nga fëmijët as kur të rriten.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat