Pas 13 vitesh, babai i Britney Spears kërkon t’i japë fund kujdestarisë ndaj së bijës!

Bota e Yjeve

Pas 13 vitesh, babai i Britney Spears kërkon t’i japë fund kujdestarisë ndaj së bijës!

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:03
Britney Spears

Babai i Britney Spears ka paraqitur dokumente në një gjykatë në Los Anxhelos për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare mbi jetën dhe financat e këngëtares, raporton “BBC”.

Britney Spears ka kërkuar që t’i heqë të drejtën babait të saj për ta kontrolluar dy herë gjatë dy viteve të fundit. Ylli i popit e ka përshkruar lidhjen e tyre si “abuzive” dhe nuk pranon të performojë nën menaxhimin e tij.

Paraqitja në gjyq e babait të saj vjen dy muaj pasi këngëtarja dha një dëshmi bombë në gjykatë, duke bërë thirrje që kujdestaria të ndërpritet menjëherë.

Image

“Ngjarjet e fundit në lidhje me këtë kujdestari kanë vënë në pikëpyetje nëse rrethanat kanë ndryshuar në atë masë saqë bazat për krijimin e një kujdestarie mund të mos ekzistojnë më,”- thuhet në dosjen e dorëzuar të martën në Gjykatën Superiore të Los Anxhelos.

Spears më parë e ka përshkruar sjelljen e Jamie-t ndaj saj si “mizori”. Ajo pretendon se i ati e kishte kërcënuar se nuk do ta lejonte t’i takonte fëmijët e saj nëse nuk bënte ato që i kërkonte.

Image

Jamie ka qenë kujdestar i Britney-t që në vitin 2008, kur u raportua për herë të parë se artistja nuk është e aftë mendërisht që të kujdeset për veten dhe financat e saj.

Image

Spears dha dorëheqjen si kujdestare personale e vajzës së tij në vitin 2019 për shkak të problemeve shëndetësore, por ka vazhduar të mbikëqyrë financat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat