Familje dhe karrierë perfekte? Ja si i përgjigjet Klea Huta ndjekëses?

Bota e Yjeve

Familje dhe karrierë perfekte? Ja si i përgjigjet Klea Huta ndjekëses?

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 06:43
Klea Huta

Klea Huta duket se ka gjetur ekuilibrin mes familjes dhe punës së saj, duke arritur t’i menaxhojë mirë të dyja pa lënë asnjërën pas dore.

Vetëm 1 vit më parë, ajo dhe partneri i saj Elgit Doda, u bënë prindër të një djali. Nuk kaloi shumë kohë dhe moderatorja u kthye në ekran si prezantuese emisioni, nxori këngën e saj të parë ‘Dikë si ti” dhe njëkohësisht administron një akademi për fëmijët.

Kjo ka krijuar bindjen se Klea Huta ka arritur “perfeksionin” dhe ndjekësit e saj duan të dinë se si e ka bërë të mundur.

Image

Si ke arritur të kesh edhe karrierë, edhe familje perfekte?”- e pyet një prej tyre.

Ndërsa ajo përgjigjet se nuk perfeksioni nuk ekziston në asgjë, ndërsa gjithçka ka të bëjë me menaxhimin, teksa u dha edhe një mesazh.

Image

Nuk ekziston perfektja në asgjë dhe askund. E gjitha është ekuilibër, menaxhim. Mos u lodhni për të qenë perfekt por të vërtetë”, iu përgjigj moderatorja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat