Dua Lipa nuk do ta publikojë albumin e tretë derisa të jetë perfekt

Bota e Yjeve

Dua Lipa nuk do ta publikojë albumin e tretë derisa të jetë perfekt

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 22:35
Dua Lipa

Dua Lipa ka bërë me dije prej kohësh se po punon për albumin e ardhshëm por nuk do ta publikojë derisa të jetë plotësisht e kënaqur me rezultatin. Krijuesja e hitit “New Rules” udhëtoi së fundmi drejt Londrës për të takuar bashkëpunëtorët e saj Sarah Hudson dhe Clarence Coffee Jr. për të punuar me këngët e reja.

Burimet për gazetën The Sun janë shprehur se Dua po jep maksimumin dhe tashmë disa këngë kanë dalë të shkëlqyera.

“Por ajo është një perfeksioniste dhe nuk do të nxjerrë asnjë rekord derisa të jetë plotësisht e kënaqur. Ajo po bën maksimumin për të krijuar muzikë të mahnitshme”, tha burimi.

Image
Dua Lipa

Kujtojmë që më parë Dua u shpreh se kishte ndjerë presion të madh gjatë realizimit të albumit “Future Nostalgia”. Albumi u publikua në një kohë kur bota sapo ishte futur në izolim për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Edhe pse Dua ishte skeptike ta publikonte albumin kur gjithçka ishte pezulluar, rezultoi të ishte një sukses i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat