Xhensila shkëlqen me thjeshtësinë e saj nga Zvicra

Bota e Yjeve

Xhensila shkëlqen me thjeshtësinë e saj nga Zvicra

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:36
Xhensila

Xhensila Myrtezaj ka vazhduar angazhimet me koncerte jashtë vendit.

Këngëtarja e njohur së fundi po qëndron në Zvicër ku ka mbajtur koncert për bashkatdhetarët atje, ndërsa ka gjetur kohë edhe për tu relaksuar.

Artistja nga Shqipëria postoi së fundi disa imazhe në të cilat u paraqit e thjeshtë, por në formë të mirë dhe tejet atraktive.

Image

Me një veshje sportive dhe pa grim, këngëtarja tregoi bukurinë natyrale, për të cilën është komentuar shumë shpesh.

“Ju paça”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve duke iu drejtuar fansave të saj të shumtë.

Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtarja publikoi bashkëpunimin me dy reperët nga Kosova, Majk dhe Ghetto Geasy.

Image

Kënga “Mëkati Jem”, u prit mirë dhe deri më tani ka arritur afër një milion klikime në kanalin YouTube. 

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat