Rama lë pa fjalë Fifin/ Reagon këngëtarja pas postimit të kryeministrit

Bota e Yjeve

Rama lë pa fjalë Fifin/ Reagon këngëtarja pas postimit të kryeministrit

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:01
Edi Rama, Fifi

Pas postimit që ka bërë kryeministria Edi Rama ditën e sotme në rrjetetin e tij social "Instagram" të disa pamjeve nga Tropoja mbuluar me borë shoqëruar me këngën e Filloreta Raçit, ka ardhur më në fund reagimi i këngëtares.

Nëpërmjet një postimi në "Instastory" Fifi ka publikuar videon që ka shpërndarë kryeministri Rama ditën e sotme dhe ka shkruar mbi të që është pa fjalë nga ky veprim.

Ndërkohë që sjellim në vëmendje që kryeministri e ka nisur ditën sot me këtë video dhe ajo që soli reagime të shumta në rrjet ishe këngë shoqësuese, krijimtari e këngëtares Fifi, që si duket i ka pëlqyer dhe kreut të qeverisë.

Image
Insta

 

Kujtojmë se këngën Fifi e ka shkruar teksa ishte në shtëpinë e Big Brother VIP, një eksperiencë që nuk e përjetoi fort mirë. Shpejt kënga u bë virale në rrjet dhe mori aprovimin e publikut duke numëruar deri më tani më shume se 1 milion klikime

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat