Beniada flet për lidhjen 7 vjeçare me futbollistin

Bota e Yjeve

Beniada flet për lidhjen 7 vjeçare me futbollistin

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:11
Beniada Nishani

Në një bisedë me Sarën, Beniada ka folur për lidhjen e saj më të gjatë. Modelja tregoi se ka qenë e lidhur për 7 vite me një futbollist dhe lidhja e tyre kishte nisur e shtyrë nga mamaja e Beniadës.

“Unë vetëm 1 lidhje kam pasur të gjatë. Kemi qenë bashkë për 7 vite nga 16 deri në 23. Ishim moshatarë të dy bashkë. Ishte dhe një kohë ndryshe atëhërë,deri në moshën 14 vjeç unë kam luajtur me kukulla.Ky luante futboll. Më shumë më shtyu mami,më thonte dil se unë kisha një tip çuni nuk doja të dilja me asnjeri. Kur më ftonte një djalë tek shkolla thoja jo s'më intereson", tha Beniada.

“Po përveç atij a nuk ke gjetur ndonjë person tjetër?”, e pyeti Sarah.

Image
Beniada Nishani

“Unë kam punuar shumë dhe kam qenë gjithë kohës lart e poshtë me trena, me avion dhe s’kam pasur kohë të merrem me asgjë tjetër përveç modelingut", tha Beniada.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat