“Mund të kisha vdekur, bëra 3 operacione brenda vitit”- Vildane Zeneli rrëfen eksperiencën e keqe dhe flet për çështjet e zemrës

Bota e Yjeve

“Mund të kisha vdekur, bëra 3 operacione brenda vitit”- Vildane Zeneli rrëfen eksperiencën e keqe dhe flet për çështjet e zemrës

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:56
Vildane Zeneli

Vildane Zeneli është mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për çështjet shqiptare. Modelja seksi e pyetur gjatë një interviste nëse është e dashuruar u përgjigj se “është e komplikuar”, ndërsa shtoi se “dëshiron të përjetojë një dashuri të pastër e të bukur”.

“Nuk e di, është e komplikuar. Nuk e kam të qartë përgjigjen, kur ta kem do e tregoj. Kam qejf të jem e dashuruar, të jetë dashuri e pastër, shëndetshme dhe e bukur”, tha ajo e ftuar në emisionin “Rudina”.

Gjatë intervistës, Vildane Zeneli rrëfeu edhe eksperiencën e tmerrshme që i ndodhi rreth 4 vite më parë, kur rrëshqiti në banjën e një hoteli.

Image
Vildane Zeneli

Ajo u shpreh se theu dorën dhe iu desh të bënte tre operacioni brenda një viti, “por ishte me fat pasi edhe mund të kishte vdekur”.

“Kam shufrua hekur në dorë, e theva dorën. Po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjën e një hoteli. Bëra 3 operacione brenda 1 viti, në 2 vite nuk i kam ndjerë fare gishtat. Për fat të mirë, kisha mjek të mirë. Sot më punon dora mirë. Isha me fat, sepse mund të kishte shkuar më keq sesa vetëm thyerja e dorës. Shyqyr nuk rashë në një pozicion tjetër, se do kisha vdekur në vend. Nuk ma merrte mendja që një rrëshqitje në banjë do ma bënte këtë dëmtim. Ishte e vështirë, eksperiencë e keqe. Ndodhi para 4 ose 5 viteve”, tregoi Vildane Zeneli.

Teksa iu adresua modelingut në kohën e rrjeteve sociale, ajo theksoi se tani të gjithë mund të bëhen modele pasi kriteret për përzgjedhjen e tyre kanë ndryshuar.

“Kur kam filluar unë ka pasur shumë standarde, tani të gjithë bëhen modele. Po ecin me kohën dhe zgjedhin modele që i kërkojnë njerëzit. Ka ndikuar shumë rrjetet sociale, mund të jesh e dobët, e mbushur, e shkurtër apo e gjatë, nuk ka fare probleme sepse kështu i kërkojnë njerëzit”, tha modelja.

Image
Vildane Zeneli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat