Natë pasioni me një nga vajzat e Big Brother? Rrëfehet Sabiani pas eliminimit: Nëse do isha single … Jam baba shembullor

Bota e Yjeve

Natë pasioni me një nga vajzat e Big Brother? Rrëfehet Sabiani pas eliminimit: Nëse do isha single … Jam baba shembullor

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 10:30
Sabiani

Sabiani ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother Vip. Gjatë kohës së qëndrimit aty, këngëtari ka mbajtur raporte të mira me pothuajse gjithë banorët, si femra ashtu edhe meshkuj.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, këngëtari është pyetur nëse do krijonte lidhje me një nga vajzat e Big Brother.

“Në Fan Club”, ai u shpreh se me vajzat që ishin aty “jo”, duke zbuluar edhe një detaj nga jeta private.

Sabiani u shpreh se është në një marrëdhënie, dhe do niste një romancë në Big Brother “nëse do ishte single dhe do ishte dikush tjetër aty”.

“Me ata persona që kam pasur aty brenda ‘jo’. Nëse do isha single dhe të ishte dikush tjetër ndoshta po. Është e thjeshtë të krijosh lidhje aty brenda. U futa kështu siç, jam dhe nuk e kisha imagjinuar veten ‘sikur të isha vetëm’,”– tha këngëtari.

“Po për një natë pasioni?”- u pyet ai.

“Si një baba shembullor nuk do e bëja. Po të mos isha baba, ndoshta”, shtoi këngëtari.

Për sa i përket deklaratës së mikut të tij, Ilir Shaqirit se kishte tradhtuar bashkëshorten, ai e komentoi duke thënë: “Einxhel nuk e komentoi, ajo e përdori. Të isha në vend të Ilirit unë nuk do ta kisha përdorur këtë temë.”

Sabiani është treguar gjithmonë i rezervuar për sa i përket jetës familjare. Vetëm pasi hyri në Big Brother u zbulua se ai kishte një djalë 3-vjeçar.

Vogëlushi, me flokë kaçurrela dhe biond, e surprizoi në program duke u futur në shtëpinë e Big Bother Vip.

Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se ka ardhur në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti.

Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Kejsi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj.

Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të.

“Në fillim se ka ditur njeri për Kejsin, shkoi 14 vjeç e zbulova publikisht. Dhe djalin më duket se ma solli Zoti, bam. Kejsi është yll, dhe ai njësoj. Në vitin 2018, Zoti më bekon prapë me një bukurosh që nuk e prisja, se kisha menduar ndonjëherë se do bëhesha me çun. Më ka ardhur në jetë drita e syve. Një nga problemet më të mëdha ka qenë se fëmijët kanë ardhur në jetë nga nëna të ndryshme dhe kjo s’është e thjeshtë. Por ia dal, nuk iu lë gjë mangët. Në fillim kisha merakun se mos Kejsi bëhej xheloze por ajo e do shumë vëllain e vet. Më ka fal Zoti dy yje, jam fokusuar vetëm t’i plotësoj gjithçka të dyve. Jam këtu brenda, dhe trupi rri këtu, shpirti është jashtë. Më ka marrë malli”, tregoi Sabiani.

Image
Keisi dhe Sabiani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat