Këngëtarja e njohur tregon se e ka refuzuar ftesën për të hyrë në Big Brother VIP

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur tregon se e ka refuzuar ftesën për të hyrë në Big Brother VIP

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:35
Rozana Radi.

Që nga momenti që u bë zyrtare nisja e reality show “Big Brother Vip”, emra të shumtë të artistëve qarkulluan në media se do të ishin konkurentë të këtij edicioni të parë të “Big Brother Vip”

Mirëpo, për shkak të angazhimeve të tyre shumë nga ata refuzuan ftesën e këtij formati.

Një ndër këta emra ishte edhe këngëtarja Rozana Radi.

Së fundmi përmes një sesioni pyetjesh përgjigjjesh të realizuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja është pyetur nga një ndjekës se a ka marrë ftesë për të hyrë në shtëpinë e famshme.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e saj, e cila e ka pohuar këtë gjë.

Image
Insta

“Po, për shkak të angazhimeve të shumta që kam jashtë, e kisha të pamundur të isha pjesë e Big Brother”, u shpreh Rozana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat