“Çikat e Prishtinës”, Vesa Luma dhe Jehona Sopi bashkë në fotosesionin

Bota e Yjeve

“Çikat e Prishtinës”, Vesa Luma dhe Jehona Sopi bashkë në fotosesionin

Më: 14 janar 2022 Në ora: 09:23
Jehona Sopi dhe Vesa Luma

Ato prej vitesh ruajnë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën.

Jehona Sopi dhe Vesa Luma, përveçse kolege në profesionin e muzikës, janë edhe shoqe shumë të mira në përditshmëri.

Megjithëse të dyja i mungojnë prej vitesh skenës, Vesa dhe Jehona i mbajnë të azhurnuar fansat përmes rrjeteve sociale.

Ato së fundmi kanë realizuar një set të përbashkët fotografish, ku kanë pozuar në studion e fotografit të njohur, Norik Uka.

Të veshura me xhinse dhe me nga një cigare në dorë, dy këngëtaret e estradës mund të shihen tejet të lumtura, teksa fotografohen krah njëra-tjetrës.

Ka qenë Vesa Luma ajo e cila i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram këto fotografi, duke shkruar në mbishkrimin e tyre “Çikat e Prishtinës”, shoqëruar me dy emoji zemre, një të kaltër dhe një të bardhë – ngjyra këto që janë identitet i kryeqytetit.

Nuk dihet nëse ky fotosesion është paralajmërim për ndonjë projekt muzikor të përbashkët mes dy këngëtareve, pasi asnjëra deri më tani nuk ka paralajmëruar ndonjë rikthim të mundshëm në muzikë.

Image
Jehona Sopi dhe Vesa Luma
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat