Këngëtarja e njohur shqiptare publikon foton provokuese

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur shqiptare publikon foton provokuese

Më: 26 janar 2022 Në ora: 00:26
Rezarta Shkurta

Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur, Rezarta Shkurta aktualisht është duke kaluar disa pushime në ishujt Maldive.

Ajo ësht mjaft aktive në rrjetet e saj sociale në përditshmërinë e saj, dhe po kështu ka qenë edhe këto ditë, të cilat duket se po i shijon shumë.

Ajo ka postuar në Instagramin e saj personal, disa foto dhe video teksa ajo duket e veshur me bikini duke nxjerrë në pah format trupore.

Bashkëngjitur me një video, ajo shkruan:

“Ishalla nuk e sheh mami. Maaa po e pe fajin e ka Ermali që e xhiroi”, duke e shoqëruar dhe me disa emoji të qeshurash.

Aktualisht, Rezarta Shkurta është duke iu përkushtuar biznesit të saj dhe nuk dihet nëse do ketë një rikthim në tregun muzikor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat