Dua Lipa për “Financial Times”: Jugu i Shqipërisë është i pakrahasueshëm

Bota e Yjeve

Dua Lipa për “Financial Times”: Jugu i Shqipërisë është i pakrahasueshëm

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:20
Dua Lipa

Dua Lipa ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjiozen “Financial Times”, ku ka rrëfyer ndër të tjera detaje rreth jetës së saj private dhe personale.

E pyetur për vendin që mezi pret të kthehet, këngëtarja e famshme ka përmendur Shqipërinë, ku dhe kaloi pushimet verën e kaluar bashkë me familjen dhe miq të saj.

“Një vend ku mezi pres të kthehem është Jugu i Shqipërisë. Isha për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende”, ka thënë Dua.

Dua tregoi gjithashtu dhe muzën e saj të stilit.

“Ikona ime e stilit është Kristen McMenamy. Fushata e saj Versace e vitit 1993 më frymëzoi për videon e “Neë Rules” . Unë kam bërë miq me Kristen tani, dhe ajo është po aq e mrekullueshme në jetën reale. Ajo pëlqen të kërcejë, ajo është vetëm një top i madh i ndritshëm drite.”, tha ajo.

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat