“E more shtëpinë duke u viktimizuar”, Arjola Demirit ironizon në Portokalli.

Bota e Yjeve

“E more shtëpinë duke u viktimizuar”, Arjola Demirit ironizon në Portokalli.

Më: 7 mars 2022 Në ora: 11:53
Arjola

Arjola Demiri dhe Irgen Çela janë rikthyer edhe në këtë sezon të ri të “Portokallisë” me “Çiftin e Lumtur”.

Gjatë rolit, ajo iu ktheu një përgjigje me ironi të gjithë atyre që kanë komentuar se shtëpinë e fitoi duke u viktimizuar.

Pasi iu dhurua një shtëpi gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania”, shumë njerëz menduan se ajo nuk bëri gjë tjetër përveçse u viktimizua dhe madje shfrytëzoi fëmijët e saj.

Image
Arjola në Portokalli

Megjithatë edhe në post “Big Brother”, ajo tregoi se nuk e ka pranuar faktin që është viktimizuar sepse ka qenë gjatë gjithë kohës aktive dhe në komunikim me gjithë banorët e tjerë dhe sigurisht që qëllimi i saj ishte shtëpia për fëmijët.

Arjola zgjodhi këtë numër të “Portokallisë”, duke e mbyllur me frazën: Do shkoj të futem tek ‘Big Brother-i’ i Tajlandës. O marr një shtëpi në Tajlandë duke u viktimizuar o plas

Image
Arjola

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat