Hailey Bieber shfaqet në momente intime me Justinin

Bota e Yjeve

Hailey Bieber shfaqet në momente intime me Justinin

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 07:31
Hailey Bieber

Hailey Bieber i tregoi bashkëshortit Justin Bieber një shfaqje publike të dashurisë në një postim të ri në Instagram të premten (1 korrik).

Modelja 25-vjeçare i dhuroi një puthje yllit të popit 28-vjeçar me origjinë kanadeze, i cili ishte shtrirë në një dyshek yoga në dyshemenë e një palestre.

“Gëzuar ditën e Kanadasë! Puthe një kanadez nëse e di se çfarë është mirë për ty”, ka shkruar modelja poshtë imazhit.

Image
Hailey dhe Justin Bieber

Hailey kishte veshur xhinse dhe një bluzë të bardhë të shkurtër ndërsa Justin ishte pa bluzë i veshur me një palë pantallona sportiv të shkurtët teksa mbante me pasion kokën e gruas së tij.

Më herët gjatë ditës, themeluesja e “Rhode Skin” u pa në Los Angeles teksa kryente obligimet e saj, shkruan DailyMail.

Bukuroshja kishte veshur një bluzë të zezë të prerë nga Hyein Seo, e cila tregonte barkun e saj të tonifikuar.

Image
Hailey Bieber

Ajo ishte e kombinuar me pantallonat e bardha “194 Local” dhe “Balenciaga Destroy Trainers”.

Hailey mbante një çantë të zezë me tegela “Yau-Weeks Studios” me një lule të bardhë përpara.

Ndërkohë, Justin ka nisur daljet publike që kur njiftoi se u diagnostifikua me sindromën ‘Ramsay Hunt”.

Artisti botëror u pa pak ditë më parë me partneren e tij në Sushi Park në WeHo të Hollywoodit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat