Irina Shayk befason me dukjen, shfaqet me kostum në Javën e Modës në Milano

Bota e Yjeve

Irina Shayk befason me dukjen, shfaqet me kostum në Javën e Modës në Milano

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 00:08
Irina Shayk

Irina Shayk, Cate Blanchett dhe Alessandra Ambrosio treguan ndjenjën e tyre të patëmetë të stilit të dielën teksa morën pjesë në shfaqjen e ‘Giorgio Armani’ gjatë Javës së Modës në Milano.

Modelja, 36 vjeçe, u dallua nga të tjerët pasi kishte veshur një xhaketë të zezë, pantallona dhe një kravatë, të kombinuara me një këmishë të bardhë të pastër dhe këpucë me shkëlqim.

Ajo kishte një makijazh të bronztë të aplikuar në fytyrë, i cili theksonte tiparet e saj natyrale, ndërsa flokët brune i kishte lënë të drejta dhe të lëshuara, shkruan DailyMail.

Image
Irina Shayk

Sipas Fashion United, dy herë në vit gjatë shkurtit dhe shtatorit, Java e Modës në Milano e vë modën në qendër të vëmendjes dhe e feston atë në zemër të Milanos me adhuruesit e modës, blerësit dhe mediat.

Java e Modës në Milano organizohet pjesërisht nga organizata jofitimprurëse Camera Nazionale Della Moda Italiana.

Image
Irina Shayk

Dhe Java e Modës në Milano prezanton rreth 70 shfaqje të modës dhe 90 prezantime të stilistëve për një audiencë ndërkombëtare, përmes pritjes së shfaqjeve në pasarela, ekspozitave të stilistëve dhe prezantimeve statike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat