Emily Ratajkowski akuzon paparacët, ja për çfarë arsye

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski akuzon paparacët, ja për çfarë arsye

Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:43
Emily Ratajkowski

Jeta e dashurisë së Emily Ratajkowski-t ka qenë me hope.

Që kur divorci i saj nga aktori u bë zyrtar dhe publik, modelja ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë mediave dhe shtypi e ka ndjekur në çdo hap për të zbuluar se kush do të jetë mashkulli i radhës në jetën e saj.

Që atëherë, disa djem kanë kaluar  në jetën e Ratajkowski, duke përfshirë Jack Greer, Eric Andre, DJ Orazio Rispo dhe ishi-i i Kim Kardashian dhe i Ariana Grandes. Tani modelja është hapur të flasë për marrëdhëniet e saj dhe sesi fama dhe media kanë ndikuar në jetën e saj të dashurisë.

Image
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski ka folur së fundmi gjatë transmetimit të podcast-it të saj ‘High Low’ dhe ka shpjeguar se kohët e fundit nuk ka dashur të angazhohet dhe ka shijuar takimet e saj të rastësishme me djem që e tërheqin.

“Sa herë që shkoj në një takim të gjithë e dinë… dhe bëhet disi e vështirë”, shpjegoi ajo. Kjo është diçka që duket se e shqetëson modelen, pasi nuk i pëlqen të dijë nëse meshkujt që po sheh janë duke parë femra të tjera në të njëjtën kohë.

“Ka qenë një gjë e vështirë për t’u përballur dhe e gjithë kjo gjë më ka shkaktuar shumë ankth… nganjëherë jam ndjerë e turpëruar dhe sikur duhet të kërkoj falje”, rrëfeu Ratajkowski. Veç kësaj, prezantuesja e “High Low” shpjegoi se shumë nga marrëdhëniet e saj kanë qenë të komplikuara dhe kanë përfunduar duke u zbehur për shkak të “ndjekjes së vazhdueshme të mediave dhe paparacëve që shkaktuan shumë presion dhe përfundova duke u ndarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat