Bebe Rexha laget me bojë të gjelbër gjatë interpretimit ‘live’ në skenë

Bota e Yjeve

Bebe Rexha laget me bojë të gjelbër gjatë interpretimit ‘live’ në skenë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 07:37
Bebe Rexha në ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi në eventin e ndarjes së çmimeve, ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’.

Ajo ka interpretuar për publikun hitin e saj “I’m Good (Blue)”, me të cilin u nominua për një çmim ‘Grammy’.

33-vjeçarja është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum të bronztë, i cili theksonte vijën e saj të trupit.

E shoqëruar nga një trupë e baletit, Rexha ka kënduar live këngën e saj hit, e cila për shumë kohë qëndroi e para në top-listat britanike dhe amerikane.

Në fund të performancës, Bebe Rexha u lag me një ngjyrë të gjelbër, e cila ishte menduar si një “befasi e pakëndshme” në fund interpretimit.

Image
Bebe Rexha në ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’

Për ta bërë më interesante, organizatorët kishin menduar këtë ide, e cila sado e sikletshme të duket, e ka bërë edhe më interesante performancën e Rexhës.

Artistja përndryshe e ka nisur mbarë dhe suksesshëm këtë vit, mes sukseseve të vazhdueshme nga bashkëpunimi i suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan. 

Image
Bebe Rexha në ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat