Bebe Rexha shkëlqen me kostum të verdhë në New York

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shkëlqen me kostum të verdhë në New York

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:14
Bebe Rexha

Bebe Rexha zgjodhi një kostum me ngjyrë të verdhë në eventin e “Audacy’s Leading Ladies” të mërkurën në New York City.

Këngëtarja kishte veshur një xhaketë me dy krahë me një palë pantallona të ngjashme ngjyrë të verdhë pastel.

Flokët e saj biondë ishin stiluar në kaçurrela, me shtresa të stilit të viteve ’70, shkruan WWD.

Image
Bebe Rexha

Rexha ka performuar në këtë event, i cili u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ajo këndoi këngën e saj “Heart Wants What It Wants”, e cila u publikua në shkurt.

Këngëtarja gjithashtu iu bashkua në skenë prezantueses Karen Carson në këtë ngjarje, ku foli për muzikën dhe mënyrën se si arriti ta bindte Nicki Minajn të bashkëpunonin në këngën e tyre hit “No Broken Hearts”.

Kjo vjen pak kohë Rexha bëri një paraqitje të spikatur në “Nickelodeon’s 2023 Kids’ Choice Awards” të shtunën, ku ajo mahniti publikun e veshur me një kostum të bronztë.

Image
Bebe Rexha

Në këtë event ndarje çmimesh, ajo performoi hitin e saj’ I”m Good (Blue)”.Artistja shqiptare me renome botërore gjithashtu po përgatitet për të shkuar në turneun e saj “Best F*n Night of My Life”, i cili do të mbahet nga 31 marsi deri më 1 korrik.

Turneu përfshin koncerte në disa qytete të famshme kontinentit amerikano-verior si: Toronto; Phoenix; Portland, Oregon; Orlando, Florida; Boston dhe Solt Lake City, Jutah, për të përmendur disa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat