Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ajo bën të ditur se po vjen në bashkëpunim me Skerdin dhe se kënga e tyre “Mafioza” do të lansohet të dielën (25 qershor).
Klipi i tyre është realizuar në Budva, gjersa këngëtarja së fundmi nuk ka munguar me disa poza provokuese.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/June/23/auto_Screenshot_15-151687551971.png)
Teksa bën njoftimin, ajo ka shpërndarë në Instagram edhe disa imazhe nga videoklipi.
Bukuroshja shfaqet në formë të mahnitshme me një kostum të kuq të kombinuar me disa perla sipër.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/June/23/auto_Screenshot_16-131687551973.png)