Modelja angleze, Arabella Chi mori vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën e Cirque du Soleil Corteo në Royal Albert Hall.
Bukuroshja seksi e ‘Love Island’, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Billy Henty, mahniti në tapetin e kuq të mbushur me yje.
Modela shtatëzëne, dukej joshëse me një mini-fustan të zi dhe me taka elegante, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Arabella ‘fshehu’ barkun e rrumbullakosur, duke zgjedhur modelin e fustanit më ndryshe.
Në dhjetor 2024, Arabella zbuloi se ishte në pritje të një fëmije me Billy-n, vetëm dy muaj pasi çifti konfirmoi romancën e tyre.
