Reperja e njohur Sexyy Red (emri i vërtetë Janae Nierah Wherry) ndau së fundmi një video nga festimi i ditëlindjes së saj, ku shihet duke përshëndetur mikun e saj, këngëtarin e famshëm Justin Bieber. Por ajo që tërhoqi vëmendje nuk ishte vetëm praninë e yllit të pop-it, por edhe një moment i veçantë që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.
“Dy personalitetet e mia… faleminderit për ardhjen miku @justinbieber 🫶🏾 GËZUAR DITËLINDJA 2 DA BADDEST 🎂🎊”, ka shkruar 27-vjeçarja në përshkrimin e videos së postuar në rrjete sociale.
Në klip, Sexyy Red shihet duke hyrë në dhomë me një veshje provokuese: një bluzë të bardhë bikini, pantallona të shkurtra të bardha, çorape rrjetë, një pallto të kuqe të gjatë dhe një kapele të njëjtë. Ajo afrohet te Bieber, i cili e pret me krahët hapur për një përqafim. Ai i vendos dorën në shpatull dhe e puth në faqe, ndërsa buzëqeshja e tij zgjat gjatë gjithë momentit.

Më vonë, të dy kërcyen së bashku, dhe në një moment Sexyy Red e hoqi pallton për të treguar të pasmet, duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e të pranishmëve – dhe më pas të internetit.
Ky ndërveprim shkaktoi reagime të shumta nga fansat, veçanërisht duke pasur parasysh që Justin Bieber është i martuar me modelen Hailey Bieber që nga viti 2018. Megjithatë, Sexyy Red i hodhi poshtë komentet që e akuzonin për papërshtatshmëri në sjelljen e Bieber, duke theksuar se gjithçka ishte miqësore dhe pa qëllim të keq.
