Eva Longoria dhe bashkëshorti i saj José Bastón dukeshin joshës ndërsa morën pjesë në festën luksoze të 50-vjetorit të David Beckham në Londër të shtunën.
Ish-futbollisti ka organizuar tashm një festë para ditëlindjes në Miami, si dhe një mbledhje familjare në shtëpinë e tij prej 10 milionë funtesh në Cotsëolds.
Festimet po vazhdojnë me një darkë intime në restorantin luksoz Core by Clare Smyth në qendër të Londrës, i cili ka jo më pak se tre yje Michelin - me lule dhe pajisje muzikore që mbërritën në vendngjarje më herët gjatë ditës, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.
Eva, 50 vjeç, tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme me një fustan sateni blu të thellë, ndërsa Jose dukej elegant me një smoking të zi.
Dyshja dukeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Derisa, në këtë festë morën pjesë shumë yje të njohur.