Iskra Lawrence u tregua një nënë e dashur, derisa shkëlqeu në shfaqjen Cupshe gjatë Miami Swim Week 2025 me vajzën e saj të vogël Prima.
Modelja 34 vjeçe tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme me një kostum banje blu të thellë, ndërsa pushtoi pasarelën duke mbajtur Primën, shtatë muajshe, në krahë.
Prima, të cilën e ndan me partnerin e saj, kompozitorin Philip Payne, veshi një kostum banje të njëjtë, ndërsa Iskra promovonte koleksionin, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Bota sot”.
Iskra i shtoi disa centimetra figurës së saj me një palë taka nudo dhe të shoqëruara me vathë ari.
Ajo dukej shumë e gëzuar, ndërsa buzëqeshte gjerësisht, ndërsa ecte në pasarelë në 1111 Lincoln Road me një mori modelesh të tjera, përfshirë Grace Jackson të Love Island.