Amanda Holden shkëlqen në të gjelbër, vë në pah linjat trupore

Bota e Yjeve

Amanda Holden shkëlqen në të gjelbër, vë në pah linjat trupore

Nga: A.M. Më: 13 qershor 2025 Në ora: 23:10
Amanda Holden

Amanda Holden tregoi linjat e saj trupore me një fustan të shkurtër jeshil, ndërsa u shfaq në Heart Breakfast Shoë të premten.

Prezantuesja, 54 vjeçare, ishte plot buzëqeshje, veshjen e shoqëroi me një palë syze dielli të mëdha dhe taka të argjendta Christian Louboutin.

Ndërsa temperaturat u rritën në 29 gradë në kryeqytet, ylli zgjodhi t'i mbante flokët e saj të gjatë bjonde të lëshuara në valë delikate, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Bota sot”.

Image
Amanda Holden

Ylli ia atribuoi fizikut të saj të hollë një diete të ekuilibruar dhe një rutine të larmishme ushtrimesh që përfshin joga dhe vrapim.

Amanda gjithashtu ka lavdëruar përfitimet e marrjes së mjaftueshme të ujit, duke i thënë më parë MailOnline: "Është e mirë për trupin dhe shpirtin tim".

Image
Amanda Holden

Por ndërsa Amanda është qartësisht krenare për trupin e saj të jashtëzakonshëm, ajo theksoi se nuk e kufizon dietën e saj dhe shijon ëmbëlsira me masë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat