Dua Lipa u shfaq e mrekullueshme teksa darkoi në restorantin japonez luksoz Dojo në Paris të dielën mbrëma, duke tërhequr vëmendjen me një veshje që kapte vlerën e 10,000 paundëve.
Këngëtarja 29-vjeçare zgjodhi një pamje elegante nga marka luksoze Chloé, duke kombinuar një fustan midi prej mëndafshi rozë të çelët, me detaje delikate dantelle (2,000 £), me një pallto të gjatë prej lëkure lope me shkëlqim, me elemente kontrasti dhe kopsa të fshehura me brirë (6,000 £). Kjo veshje ekskluzive është e disponueshme vetëm me porosi në faqen zyrtare të markës, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot"
Ajo e plotësoi pamjen me një çantë të vogël të punuar nga lëkurë viçi kamoshi dhe lëkurë gjarpri, me vlerë 2,000 £.
Dua dukej e buzëqeshur dhe plot energji, ndërsa të gjithë sytë ishin te unaza e saj e fejesës prej 25,000 paundësh, të cilën e mori pas propozimit romantik gjatë Krishtlindjeve nga aktori Callum Turner.
Sipas Anya Walsh, eksperte e bizhuterive në 77 Diamonds, unaza përmban një diamant solitar të vendosur në një brez prej ari të verdhë 18 karatësh. “Forma klasike dhe brezi pak më i gjerë i japin unazës një pamje të fuqishme dhe të sofistikuar,” u shpreh ajo për MailOnline.