Heidi Klum zbulon nëse ka bërë botoks dhe si ndihet për kirurgjinë plastike

Bota e Yjeve

Heidi Klum zbulon nëse ka bërë botoks dhe si ndihet për kirurgjinë plastike

Nga: M.L. Më: 29 korrik 2025 Në ora: 17:24
Heidi Klum

Heidi Klum ka folur hapur për ndryshimet në pamjen e saj.

Në numrin e ri të revistës People, që e feston rikthimin e saj në Project Runway, supermodelja 52-vjeçare ka zbuluar nëse bën injeksione.

"Jam pro botoksit," i tha revistës, bukuroshja gjermane.

Ajo u shpreh gjithashtu e lumtur që ka gjithnjë e më shumë gra të famshme që pranojnë se kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale, ndonëse vetë nuk pranoi të thotë nëse ka bërë ndonjëherë operacione plastike: “Kushdo që do të flasë për [kirurgji plastike] dhe dëshiron të ndajë, le të ma japë të gjitha kontaktet,” tha ajo me të qeshur.

Klum theksoi gjithashtu se gratë mund të jenë seksi edhe pas të 50-ave. “Keqkuptimi më i madh për të qenit në të 50-at është se je ‘jashtë loje’. Nuk je jashtë loje,” këmbënguli ajo. “Ne jemi shumë prezentë, aty ku të gjithë mund të na shohin. Mos u fshehni në të 50-at.”

Image
Heidi Klum

Më pas u kujtoi fansave se ndryshimi duhet pranuar me pozitivitet. “Bukuria është diçka që ndryshon vazhdimisht, dhe unë jam pro këtij ndryshimi. Nëse gjithçka do të ishte njësoj gjithmonë, jeta do të ishte e mërzitshme,” tha ajo.

Një tjetër pikë, sipas Heidi Klum, është se të plakësh do të thotë se je ende gjallë: “A nuk duam të gjithë të plakemi? E di që e themi gjithmonë këtë, por është e vërtetë.”

Image
Heidi Klum

Madje, ajo e sheh me humor edhe idenë e bluzave të gjysheve dhe darkave të hershme për pleq: “Unë tashmë po e shikoj me optimizëm moshën 60, 70, shpresoj 80 e 90. Dhe nëse jemi ende në lëvizje atëherë, le ta festojmë.”

Dhe nuk ka ndërmend të fshihet.

“Për mua, të plakem nuk ka rëndësi. Nuk kam turp nga mosha apo nga trupi im. Mendoj se të gjithë duhet të bëjnë çfarë duan,” tha ish-bashkëshortja e këngëtarit Seal.

Por Klum me të vërtetë nuk duket mbi 50.

Image
Heidi Klum

Një arsye mund të jetë se ajo është ende një bionde tërheqëse dhe nuk ka ende thinja në flokë.

Megjithatë, ajo ka zbuluar se ka disa thinja në vende të tjera. “Kam një në vetull. Është shumë e çuditshme. Dhe kam një në këtë gji, që ndonjëherë është kaq e gjatë,” rrëfeu ajo me të qeshur.

Sa i përket fotove provokuese që poston në rrjetet sociale, ajo thotë se kjo është thjesht pjesë e asaj që është.

“Kam pozuar nudo ose me të brendshme që nga viti 1992, shumë kohë përpara se të ekzistonte Instagrami,” tha Klum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat