Jenna Ortega shkëlqen në premierën e "Wednesday 2"

Bota e Yjeve

Jenna Ortega shkëlqen në premierën e "Wednesday 2"

Nga: Jenna Ortega Më: 30 korrik 2025 Në ora: 20:50
Jenna Ortega

Jenna Ortega u shfaq në premierën e shumëpritur të sezonit të dytë të serialit Wednesday me një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re.

E veshur me një kombinim të errët, elegant dhe të frymëzuar nga estetika gotike, Jenna riktheu një ndjesi nostalgjie që të kujton stilin e veçantë të viteve të kaluara, por me një prekje moderne dhe shumë shik.

Me këtë pamje, aktorja dëshmon edhe një herë se stili i saj është unik, i menduar me kujdes dhe jashtë kornizave të zakonshme.

Image
Jenna Ortega

Nga koleksioni “Couture Vjeshtë 2025” i Ashi Studio, veshja e përzgjedhur — një ansambël bezhë, gjysmë-transparent, me një korse latex me teksturë lëkure gjarpri dhe fund me prerje në formë sirene — ishte një përzierje e pazakontë mes hijerëndësisë, sensualitetit dhe një ndjesie të çuditshme që të fuste lehtësisht në botën misterioze të Wednesday.

Me këtë pamje, aktorja dëshmon edhe një herë se stili i saj është unik, i menduar me kujdes dhe jashtë kornizave të zakonshme. E thjeshtë, por njëkohësisht dramatike dhe mbresëlënëse, ajo është kthyer në një ikonë të vërtetë të modës për një brez të tërë.

Image
Jenna Ortega
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat