Madonna tërhoqi vëmendjen në një fustan të shkurtër prej dantelle të zezë, ndërsa u shoqërua nga i dashuri i saj, Akeem Morris, dhe vajza Lourdes, në shfaqjen e Saint Laurent gjatë Javës së Modës në Paris të hënën mbrëma.
Legjenda e muzikës, 67 vjeçe, shfaqi pamjen e saj glamuroze për këtë ngjarje të mbushur me yje, një transformim mahnitës, pasi vetëm pak orë më parë u pa e mbështjellë me një shall të madh.
Këngëtarja e hitit “Vogue” ekspozoi këmbët e tonifikuara me çorape me shkëlqim, duke i kombinuar me një xhaketë prej lëkure të zezë dhe taka përputhëse, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Producentja muzikore i shtoi një prekje elegante look-ut të saj me një shall me lesh mbi shpatull, doreza prej lëkure dhe syze të errëta të guximshme.
Para shfaqjes së koleksionit Pranverë/Verë 2026 – që prezantoi krijimet më të fundit të Anthony Vaccarello – Madonna pati një moment të ëmbël me vajzën e saj, Lourdes, 28 vjeçe.
Dyshja dukeshin në humor të mirë, duke buzëqeshur dhe duke pozuar për kamerat.